Policia jep detajet e vrasjes në Elbasan: Kush është viktima Everest Caka, si u plagos gruaja e tij

Aktualitet

Policia jep detajet e vrasjes në Elbasan: Kush është viktima

Policia ka dhëne detaje nga atentati ku ka mbetur i vdekur një i ri me armë zjarri në qytetin e Elbasanit.

Ngjarja ndodhi pasditen e sotme në lagjen “Skënderbej”, ndërsa mësohet se viktima është shtetasi Everest Çaka, 41-vjeç.


Nga ngjarja ka mbetur e plagosur lehtë në dorë edhe bashkëshortja e tij, Silvana Çaka, e cila udhëtonte në mjet me bashkëshortin.

Policia jep detajet e vrasjes në Elbasan: Kush është viktima

Nga policia janë ngritur pika konrolli në hyrje-daljet në qytetin e Elbasanit dhe vijon kontrolli i zonës për zbardhjen e ngjarjes. 

Elbasan /Informacion paraprak

Rreth orës 20:10, në lagjen "Skënderbe", Elbasan, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri në mjet shtetasi E.Ç, rreth 41 vjeç si dhe është plagosur në dorë bashkëshortja e tij shtetasja S.Ç., jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë rrethuar zonën.

Janë ngritur pika konrolli në hyrje - daljet në qytetin e Elbasanit dhe vijon kontrolli i zonës. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes si dhe identifikimin e kapjen e autorit/ve.

ME TE LEXUARAT