EMRAT/ Merrnin ryshfet në këmbim të patentave të pezulluara, lihen në burg dy efektivët e Rrugores

Aktualitet

EMRAT/ Merrnin ryshfet në këmbim të patentave të pezulluara,

Gjykata e Posaçme cakton masën arrest në burg për dy policët, Elion Picokun dhe Amarildo Likën, të cilët merrnin para për patentat e pezulluara.

Efektivët u merrnin nga 500 në 1500 euro drejtuesve të mjeteve për t’u dhënë para kohe lejen e drejtimit që iu ishte hequr për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.

Eshtë zbardhur një prej këtyre episodeve, ku nga përgjimet ka rezultuar se shtetasit S.T i kërkohen 900 euro për t’I rikthyer patentën e pezulluar për 6 muaj.

Personi me të cilin dyshohet se kanë bashkëpunuar është shtetasi nën hetim Alkid Ndreu.

Ky i fundit ishte përgjegjësi i Zyrës së Kartotekës së Organit Administrativ Shtetëror, ku ruhen dhe administrohen lejet e drejtimit te pezulluara. Hetimet për dy efektivët e “Rrugores” nisën që në dhjetor të vitit të kaluar.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion