Emrat/ Kush janë 2 kandidatët për kryetar të Këshillit Drejtues të RTSH-së!

Aktualitet

Emrat/ Kush janë 2 kandidatët për kryetar të Këshillit

Në Komisionin e Medias u kualifikuan sot dy emrat përfundimtare që garojnë për kryetar të Këshillit Drejtues të Radio Televizionit Shqiptar.

Kandidatët janë Helion Haliti dhe Fatjon Hoxhalli, të cilët u përzgjodhën nga Komisioni dhe do të kalojnë për votim në seancën parlamentare të së enjtes më 13 mars. Fillimisht ishin 5 kandidatë, ndërsa Komisioni përzgjodhi dhe emrat që do i dërgohen parlamentit për t’u votuar në seancën plenare të së enjtes, për anëtarë të Këshillit Drejtues, sipas Tch.

Kandidatët për Anëtarë të Këshillit Drejtues të RTSH-së janë Petrit Beci, Rajmonda Bulku, Osman Mula, Bujar Kapexhiu, Robert Budina, Eno Civici, Alket Braho, Lorenc Vangjeli, Pano Xhixho dhe Zamira Kita.H.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion