EMRAT/ Kontrolle në burgun e Koridhalos, kush janë të burgosurit shqiptarë që iu gjetën celularë 

Aktualitet

EMRAT/ Kontrolle në burgun e Koridhalos, kush janë të burgosurit

Kontrolle të rrepta janë ushtruar ditët e fundit në burgun e Koridhalos në Greqi, duke rezultuar me zbulimin e mjaft sendeve të paligjshme.

Gjatë kontrolleve janë gjetur dhe sekuestruar 6 celularë, 4 karikues, kufje, 1 telekomandë TV BOX, 1 këllëf celulari, 8 thika të improvizuara, 2 thika komerciale, 1 thikë tregtare plastike dhe 20 shkopinj të hekuri, druri e plastike.

Celular u është gjetur gjatë kontrolleve të paraburgosurve shqiptarë Jorgo Mako 27 vjec nga Dropulli, i arrestuar për drogë dhe Arbi Shkurti 35 vjec, i arrestuar për tentativë vrasje. Një celular është gjetur edhe në qelinë ku ndodhej i paraburgosuri shqiptar Ino Tsakamenu 33 vjec nga Paftali i Beratit.

Sendet e tjera u janë gjetur të paraburgosurve të tjerë nga Greqia e Serbia si dhe në ambiente të përbashkëta. Ndaj të paraburgosurve është ngritur akuzë penale.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion