Vrasja e Ardian Nikulajt, zbulohet vendimi i gjykatës londineze për ekstradimin e “vëzhguesit” Steven Hunt

Aktualitet

Vrasja e Ardian Nikulajt, zbulohet vendimi i gjykatës londineze për

Gjykata e ekstradimeve në Londër i dha dritën jeshile drejtësisë shqiptare për të ekstraduar në vendin tonë një tjetër britanik i përfshirë në grupin e survejimit që ndihmojë në vrasjes e biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin.

Gjykata e ekstradimeve në Londër, raporton gazetari Top Channel Muhamed Veliu, e vlerësoi të drejtë kërkesën e drejtësisë shqiptare për të sjellë në Shqipëri edhe Steven Hunt.

Avokatët e Steven Hunt për të bllokuar ekstradimin ngritën pretendimin se ai është diagnostikuar me një sëmundje onkologjike, pas arrestimit në Londër disa muaj pas vrasjes së Nikulajt.

E për këtë gjykatësi u dha kohë dhe nuk e mori një vendim më 27 Gusht 2024 kur lejoi ekstradimin e Edmond Haxhisë, Thomas Mithan, Harry Simpson dhe Harriet Bridgeman.

Gjyqtari Daniel Sternberg i gjykatës City of Westminster Magistrate Court shprehet në vendim se “Shqipëria ofron kushtet e duhura në paraburgim apo edhe burgje për persona të cilët vuajnë nga të tilla sëmundje”.

Do të jetë Gjykata e Lartë në Londër ajo e cila do të thotë fjalën e fundit për ekstradimin e Edmond Haxhisë, Thomas Mithan, Harry Simpson, Harriet Bridgeman dhe Steven Hunt në muajt në vazhdim.

Ndaj tyre prokuroria e Lezhës ngriti akuza për vrasje në bashkëpunim.

Ruben Saraiva i akuzuar si ekzekutuesi Ardian Nikulajt, u ekstradua nga Maroku në Dhjetor 2023 dhe muajt e shkuar ndaj tij nisi procesi gjyqësor në Gjykatën e Lezhës.

E ndërsa prokuroria e Lezhës identifikoi grupin e survejimit ardhur nga Anglia nën udhëheqjen e Edmond Haxhisë dhe tashmë ka në bankën e të akuzuarve vrasësin, hetimet në bashkëpunim me policinë britanike e më konkretisht atë të Birmingamit, janë përqendruar tek porositës e vrasjes.

Informacionet e mbledhura nga policia dhe prokuroria e Lezhës, sugjerojnë se për të realizuar këtë vrasje janë investuar rreth 1 milion euro nga ata të cilët ishin në gjak me familjen Nikulaj.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion