Emrat/ Gjykata dënon 4 zyrtarët e policisë Tiranë që abuzuan me tenderat publikë!

Aktualitet

Emrat/ Gjykata dënon 4 zyrtarët e policisë Tiranë që

Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e sigurisë për 4 zyrtarë policie nën akuzën për abuzime me tenderat.

Mësohet se Haxhi Balla, Eni Tila (Xhaferi), Jaho Caushaj dhe Islam Shehi po hetohen për veprat penale “Shkelja e barazisë në tendera dhe ankande publike” në bashkëpunim dhe “Falsifikim i vulave, stampave e formularëve”.

Vendimi i plotë:

Masa e sigurimit personal “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj personit nën hetim Haxhi Balla, me detyrë ish Shef i Sektorit Ekonomik në Tiranë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë në tendera dhe ankande publike” në bashkëpunim dhe “Falsifikim i vulave, stampave e formularëve”.

Masat e sigurimit personal “Pezullim i ushtrimit të detyrës” dhe “Ndalim i daljes jashtë shtetit” ndaj personit nën hetim Eni Tila (Xhaferi), me detyrë Shef i Sektorit të Kontabilitetit në Tiranë, e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë në tendera dhe ankande publike” në bashkëpunim.

Masat e sigurimit personal “Pezullim i ushtrimit të detyrës” dhe “Ndalim i daljes jashtë shtetit” ndaj personit nën hetim Jaho Caushaj, me detyrë Specialist i Sektorit Ekonomik në Tiranë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë në tendera dhe ankande publike” në bashkëpunim dhe “Falsifikim i vulave, stampave e formularëve”.

Masa e sigurimit personal “Ndalim i daljes jashtë shtetit” ndaj personit nën hetim Islam Shehi, me detyrë në Sektorin Ekonomik në Tiranë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë në tendera dhe ankande publike”.

ME TE LEXUARAT