EMRAT dhe DETAJET/ Zbardhet atentati në Shkodër, babë e bir dyshohet se vranë Ramazan Matajn

Aktualitet

EMRAT dhe DETAJET/ Zbardhet atentati në Shkodër, babë e bir

Policia e Shkodrës ka zbardhur atentatin e regjistruar mbrëmjen e Janarit në zonën e Dragoçit në Shkodër, ku u ekzekutua me breshëri kallashnikovi 33-vjeçari Ramazan Mataj brenda automjetit të tij, tip “Mercedes Benz”.

Burime bëjnë me dije se janë arrestuar dy persona, babë e bir, si autorë të dyshuar të vrasjes, teksa janë shoqëruar edhe disa persona të tjerë që mund të kenë dijeni për ngjarjen e rëndë.

Sipas po të njëjtave burime mësohet se në pranga janë vënë shtetasit Rrustem Hasaj, 60 vjeç dhe djali i tij, Arjon Hasaj, 29 vjeç, nga fshati Dragoç i Postribës.

Ndërkohë, të shoqëruarit janë të afërm të autorëve të dyshuar.

Të arrestuarit Rrustem Hasaj, babai i 5 vajzave dhe djali i tij Arjon Hasaj, janë nga fshati Dragoç i Shkodrës, nga i njëjti fshat nga ishte dhe viktima Ramazan Mataj.

Njëri prej të arrestuarve është kapur në kufi duke tentuar të largohej, ndërsa një është arrestuar në shtëpi.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion