Zbardhet vrasja e Ramazan Mataj në Shkodër, në pranga 4 pjesëtarë të një familje

Aktualitet

Zbardhet vrasja e Ramazan Mataj në Shkodër, në pranga 4

Gjatë mëngjesit të sotëm policia e Shkodrës ka bërë të mundur arrestimin e autorit që vrau Ramazan Matajn, ngjarje e shënuar mbrëmjen e 4 janarit.

Gjithsej në pranga të policisë kanë rënë 4 persona, autori dhe 3 të tjerë që e ndihmuan për të kryer krimin.

Personat e arrestuar kanë lidhje gjaku me njëri-tjetrin, dy prej tyre janë babë e bir dhe dy të tjerë janë të afërmit e tyre.

Të arrestuar janë tre persona të familjes Hasaj, babai Rrustem Hasaj 59 vjeç dhe dy djemtë Arjon Hasaj 29 vjeç, dhe Klinsmani 20 vjeç.

Njëri prej tyre, Arjon Hasaj dyshohet si autori kryesor, ndërsa dy të tjerët si bashkëpunëtorë.

Një prej të ndaluarve është kapur në pikën kufitare, teksa tentonte të largohej nga Shqipëria. Hetimet vazhdojnë për të sqaruar plotësisht rrethanat e krimit dhe përfshirjen e të dyshuarve.

Pista kryesore është ajo e konfliktit personal mes viktimës dhe njërit prej djemve të familjes Hasaj

ME TE LEXUARAT