Emrat/ 3 të plagosur në Elbasan, automjeti përfundon në oborrin e banesës!

Aktualitet

Emrat/ 3 të plagosur në Elbasan, automjeti përfundon në

Një aksident rrugor ka ndodhur mesditën e sotme në aksin Peqin-Elbasan. Mësohet se 24-vjeçari Ronaldo Shabani drejtonte automjetin që ka përfunduar në oborrin e një banese. 

Po ashtu në mjet ndodheshin dhe familjarë e tij Rexhino Shabani, Alim Shabani dhe Adriatik Shabani. Fatmirësisht të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për të identifikuar automjetin që i bllokoi rrugën automjetit që drejtohej nga Ronaldo Shabani.

 

ME TE LEXUARAT