Emigrim masiv në Kukës! Njësia Administrative Malzi kishte 13 mijë banorë në vitin '92, sot vetëm 1 mijë

Aktualitet

Emigrim masiv në Kukës! Njësia Administrative Malzi kishte 13

Fshatrat në veri të vendit po boshatisen dita-ditës. Mungesa e perspektivës, infrastruktura e rrënuar dhe shërbimet jetike gjithnjë në rënie kanë zbehur të ardhmen e të rinjve, dhe jo vetëm në vendlindjen e tyre.

Në njësinë administrative Malzi, në Bashkinë e Kukësit, sot nuk dihet nëse ende jetojnë 1000 banorë. Rreth viteve '90-'92, 12 fshatrat e kësaj njësie populloheshin nga 13 000, siç bëjnë të ditur edhe banorët e mbetur ende atje.

“Infrastruktura është në gjendje të mjerueshme. Njerzit kanë ikur masivisht. Dikur ktu jetonin 13000 banorë, sot nuk di nëse jetojnë 1000”,- thonë banorët.

Rrugët rurale në këtë zonë janë problemi kryesor. Mungesa e mirëmbajtjes ndikon shumë në normalitetin e jetës së banorëve që jetojnë në trojet e të parëve.

“Rrugët janë në gjendje të mjerueshme. Mos më shikoni mua që janë 50 metër larf asfaltit. Ke fshatra si Shtana, Pista e të tjerë që janë katastrofë më rrugët",- thonë banorët.

Fenomeni i zhvendosjes së banorëve drejt Tiranës, Durrësit apo edhe jashtë vendit nga të rinjtë është i prekshëm edhe për përfaqësuesit e qeverisjes vendore.

Sinkron, Osman Abazi, Administrator NJA, Malzi

“Problemi kryesor tek ne është largimi i të rinjve. Ku nuk ka rini nuk ka gjallëri”,- thotë Osman Abazi, Administrator i Njësisë Administrative Malzi.

Rënia demografike mbetet një sfidë e madhe, kryesisht në zonat rurale. Ata pak banorë që kanë mbetur në këto zona kërkojnë investimet e premtuara në infrastrukturë. Në kushtet aktuale është e pashmangshme për ta perspektiva e largimit./Shqiptarja

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion