Përfundon në pranga djali i Cher/ 49-vjeçari akuzohet për hyrje të paligjshme, ja çfarë i ndodhi

Showbiz

Përfundon në pranga djali i Cher/ 49-vjeçari akuzohet për

Elijah Blue Allman, djali i  Cher dhe  Gregg Allman, është arrestuar në Concord, New Hampshire, nën akuza për sulm dhe hyrje të paligjshme.

Sipas TMZ, 49-vjeçari u ndalua të premten në mbrëmje pasi policia mori një telefonatë për një “mysafir të padëshiruar” që po shkaktonte trazira dhe po sillej në mënyrë agresive në ambientet e shkollës prestigjioze St. Paul’s School, rreth orës 19:00.

Policia e identifikoi më vonë personin si Allman. Ai u arrestua dhe u akuzua për dy raste sulmi të thjeshtë, si dhe nga një akuzë për hyrje të paligjshme, kërcënim dhe prishje të rendit publik.

Allman u dërgua në burgun e Qarkut Merrimack, ku u procedua dhe më pas u lirua me detyrim paraqitjeje në gjykatë. Ai pritet të dalë para trupës gjyqësore në një datë të mëvonshme për seancën paraprake.

Ende nuk dihen arsyet pse muzikanti ndodhej në ambientet e shkollës, ndërsa burime për TMZ kanë deklaruar se nuk është e qartë çfarë lidhjeje mund të kishte ai me zonën.

Elijah Blue Allman, i cili jeton kryesisht në Kaliforninë Jugore, ka folur më herët publikisht për betejën e tij me varësinë nga droga.

Në vitin 2023, Cher ndërmori hapa ligjorë për ta vendosur të birin nën kujdestari ligjore , duke argumentuar se ai nuk ishte në gjendje të menaxhonte siç duhet financat dhe kujdesin për veten për shkak të varësisë. Pas një beteje ligjore disa mujore, këngëtarja tërhoqi kërkesën e saj në vitin 2024.

Në maj 2025, Allman u fotografua në gjendje të rënduar pranë hotelit të njohur Chateau Marmont në Los Angeles, ndërsa një muaj më pas u shtrua në spital pas një mbidoze./ORA

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion