Elbasan/ U gjet i vdekur në rrugë, 70-vjeçari ka plagë të shumta në trup, ja dyshimet e para

Aktualitet

Elbasan/ U gjet i vdekur në rrugë, 70-vjeçari ka plagë

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e raportuar mëngjesin e sotëm në Elbasan. Mësohet se viktima, ende i paidentifikuar, ka plagë të shumta në trup. 70-vjeçari, sipas informacioneve, ka prerje të thella në pjesën e kyçeve të duarve, po gjithashtu edhe gjymtyrët i ka të dëmtuara.

Mësohet se viktima u gjet me duar të ngritura, jo të pozicionuara pas trupit, duke ngritur dyshime se 70-vjeçari mund të jetë vrarë diku tjetër dhe më pas trupi është transportuar për në vendin ku u gjet.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion