Sot mblidhet Partia Demokratike, pritet miratimi i kandidatëve që garojnë kundër Lulzim Bashës

Politikë

Sot mblidhet Partia Demokratike, pritet miratimi i kandidatëve që

Kryesia e PD do të mblidhet ditën e sotme në orën 18:00,  për të miratuar kandidaturat për kryetar partie dhe rregullat e propozuara nga Komisioni Zgjedhor për zgjedhjet brenda partisë që do të zhvillohen me 13 qershor. Lajmi u dha nga sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi. Në garë për kreun e PD janë Lulzim Basha, Agron Shehaj, Fatbardh Kadilli, Edith Harxhi dhe Ibsen Elezi.

“Të nderuar anëtarë të Kryesisë, Mbledhja e Kryesisë të dielën, më date 23 Maj, do të zhvillohet në orën 18:00. Rendi i ditës: Miratimi i kandidaturave për Kryetar. Miratimi i rregullave të propozuara nga Komisioni Zgjedhor për procesin zgjedhor. Lutem të sigurohet pjesëmarrja në mbledhje!

Me respekt, Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi”, thuhet në njoftim.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion