Ekzekutoi ish-menaxherin e kompleksit të Altin Hajrit, i forti i Shijakut i shpëton policisë

Aktualitet

Ekzekutoi ish-menaxherin e kompleksit të Altin Hajrit, i forti i Shijakut i

Ende pa asnje rezultat, vazhdojne kerkimet e policise per Julian Gjoshin, 27 vjecarin e njohur si i forti i SHijakut, qe diten e djeshme ekzekutoi me arme Alfred Dedjan ne Ndroq. 

Alfred Dedja, 50-vjeçarit, mbeti i vrarë me armë zjarri pasditen e një dite më parë në Ndroq  nderkohe qe me pare mesohet se kishte punuar ne kompleksin Golden ne pronesi te Altin Hajrit ne Shijak.

Autor i dyshuar i ngjarjes është Julian Gjoshi, 27 vjeç, kunati i Altin Hajrit.

Altin Hajri është pronari i kompleksit, “Golden”, ku para disa vitesh menaxher ka qenë pikërisht Alfred Dedja.

Ekzekutimi dyshohet se ka ndodhur për shkak të prishjes së pazareve të drogës.

Dedja ndodhej në një lokal në zonë kur është qëlluar nga Gjoshi. Policia i ka gjetur një armë edhe viktimës.

Ndërsa i riu, ka arritur të largohet nga vendi i ngjarjes me një makinë tip “Benz” dhe ende ndodhet në arrati.

ME TE LEXUARAT