Iu gjet thikë dhe dy shkopinj bejsbolli në makinë, arrestohet 19-vjeçari

Aktualitet

Iu gjet thikë dhe dy shkopinj bejsbolli në makinë, arrestohet

Policia e Shkodrës ka arrestuar një 19-vjeçar, të cilit gjatë kontrollit në makinë i është gjetur një thikë dhe dy shkopinj bejsbolli. Thika dhe dy shkopinjtë i janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.


“Sektori i Policisë Rrugore arrestoi shtetasin D. Ç., 19 vjeç, banues në fshatin Dedaj, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij, që e drejtonte pa leje drejtimi, janë gjetur 1 mjet prerës (thikë) dhe 2 shkopinj bejsbolli, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale”, njofton Policia.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion