Ekzekutoi gruan sapo doli nga gjykata në Elbasan, arrest në burg për 58-vjecarin

ELBASAN- Gjykata e Elbasanit vendosi arrest me burg për 58-vjeçarin Koço Buzo i cili dy ditë më parë ekzekutoi bashkëshorten e tij Liljana Buzo në prezencë të djalit, pasi kjo e fundit doli nga gjykata në seancën e divorcit. Pasi dëgjoi pretencën e prokurorit Petref Asllani, gjykatësi Bujar Musta duke vlerësuar ngjarjen e rëndë, vendosi që ta linte në burg.
Si ndodhi ngjarja?
54-vjeçarja sapo kishte mbaruar seancën për procesin e divorcit, kur bashkëshorti, i cili po e priste jashtë, i është afruar dhe ka qëlluar fillimisht me thikë dhe më pas e ka qëlluar 7 herë me kallashnikov pas shpine. Sapo ka ndodhur ngjarja autori është neutralizuar nga personat në rrugë dhe policia duke e arrestuar. Pas krimit 58-vjeçari ka thënë se gruaja donte që të ndahej prej tij dhe këtu kishte nisur zanafilla e konfliktit. Ai thotë se i kishte kërkuar bashkëshorte më përpara që të mos shkonte në gjykatë për të kërkuar urdhër mbrojtje për dhunë në familje që të mos shkonte në burg.
Plumbat kapën edhe dy kalimtarë të rastësishëm, të dy jashtë rrezikut për jetën. Njëri prej tyre është me profesion avokat, teksa dita e tij e punës në gjykatë nuk shkoi si zakonisht por ende nuk dihej nëse ishte avokat i çështjes. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe arma e krimit, tip kallashnikov, bashkë një thikë që 58-vjeçari Koço Buzo kishte me vete.

