Ekzekutoi gruan në Greqi në sy të fëmijëve/ Shqiptarja do divorcohej, goditja i solli vd'ekjen në 5 minuta

Aktualitet

Ekzekutoi gruan në Greqi në sy të fëmijëve/ Shqiptarja
Një 44-vjeçare është vrarë nga bashkëshorti i saj në banesën e tyre në Rodopi të Greqisë, pas një historie të gjatë të dhunës në familje.

Gruaja kishte vendosur të ndahej nga 53-vjeçari dhe kishte lënë një takim me avokaten e saj për ditën e sotme, për të nisur procedurat e divorcit.

Sipas mediave greke, 44-vjeçarja punonte sezonalisht në ishullin e Thassos dhe ishte kthyer në shtëpi për të festuar ditëlindjen e vajzës së saj 16-vjeçare.

Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e së mërkurës. Gjatë një konflikti, 53-vjeçari dyshohet se e goditi bashkëshorten me thikë në qafë.

Në banesë ndodheshin edhe dy fëmijët e çiftit, vajza 16-vjeçare dhe djali 19-vjeçar.

 
Sipas ekspertizës mjeko-ligjore, gruaja ka marrë një goditje të vetme me thikë në qafë. Plaga ishte e thellë dhe kishte prekur mushkërinë e djathtë, duke shkaktuar hemorragji të rëndë.

Ekspertët vlerësojnë se vdekja ka ndodhur brenda 3 deri në 5 minutave nga goditja.

Pas sulmit, djali 19-vjeçar e ka marrë nënën dhe e ka dërguar me urgjencë në spital, por mjekët nuk kanë mundur ta shpëtojnë.

Sipas avokates së viktimës, Evangelia Kola, 44-vjeçarja kishte vendosur të divorcohej pas episodeve të përsëritura të dhunës, të cilat dyshohet se lidheshin edhe me xhelozinë e bashkëshortit. Në vitin 2022, ajo e kishte denoncuar atë për dhunë në familje, kur çifti ndodhej në Kretë. 53-vjeçari ishte arrestuar në atë kohë, por më pas ishte liruar.

Mediat greke raportojnë gjithashtu se 53-vjeçari kishte marrë trajtim psikiatrik në të kaluarën dhe përdorte medikamente.

Pas vrasjes, autori i dyshuar tentoi t’i jepte fund jetës, duke u vetëplagosur me thikë dhe duke konsumuar një sasi të panjohur lëngu, që dyshohet se mund të ketë qenë pesticid ose vaj. Ai ndodhet i shtruar në spital nën masa të rrepta sigurie dhe jashtë rrezikut për jetën.

Ndaj 53-vjeçarit është ngritur një çështje penale për vrasje, dhunë në familje dhe shkelje të ligjit për armët. Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të krimit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion