Ish-polici i burgjeve Gentjan Bejtja vritet në oborrin e banesës, i shpëtoi tri atentateve

Aktualitet

Ish polici i burgjeve Gentian Bejtja është ekzekutuar ditën e sotme në banesën e tij në Larushk të Fushë-Krujës. Viktima eshte person me precedent te shumte penale dhe i ka shpetuar tri atentateve. 

Policia lokale e Krujes, njoftoi se pak minuta pas ngjarjes, në afërsi të banesës së tij në Fushë-Krujë, është gjetur i djegur një automjet. Policia po heton nese eshte perdorur nga autoret e krimit. 

Krujë/Informacion paraprak

Më datë 15.03.2024, në fshatin Larushk, Krujë, nga persona ende të paidentifikuar është vrarë me armë zjarri shtetasi G. B.

Një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vazhdon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar.

Ish-polici i burgjeve Gentjan Bejtja vritet në oborrin e banesës, i

Burime për mediat bëjnë me dije se Bejtja është qëlluar ne armë zjarri sapo ka shkelur në oborrin e banesës së tij. Ende nuk dihen detajet e ngjarjes apo kush janë autorët e krimit të rëndë, por Bejtja ka qenë shënjeshtër e atentatit në Krujë gjatë verës së 2023, duke i shpëtuar plumbave.

Ish-polici kishte shpëtuar disa herë atentateve, ku në vitin 2022, ndaj tij është qëlluar me breshëri kallashnikovi teksa lëvizte me makinë në zonën e Niklës, i shoqëruar nga Klodian Stafuka.

Asokohe Gentian Bejtja mbeti i plagosur. Po ashtu i ka shpëtuar edhe në 2016 një tjetër atentati me eksploziv në makinë, ku edhe në atë kohë mbeti i dëmtuar.

Bejtja rezulton person me precedentë penalë të mëparshëm në fushën e veprave penale në krime kundër personit dhe pronës, si dhe i arrestuar me arsenal armësh në banesë.

Bejtja njihet si miku i ngushtë i Enver Stafukës, personazh i njohur i botës së krimit, i rrëmbyer nga një skuadër “policore” dhe i zhdukur në rrethana të dyshimta në shkurt të vitit 2015.

Por kush është Gentjan Bejtja?

Ai është një emër i njohur për policinë, pasi së bashku me Enver Stafukën, ishin personat që vodhën makinën e përdorur për vrasjen e kryekomisar Dritan Lamajt në shkurt të vitit 2013. Të dy u arrestuan nga policia një ditë pas vrasjes së kryekomisarit. Gjithashtu, ish-polici Bejtja i ka shpëtuar edhe një atentati me minë të telekomanduar në vitin 2016, ndërsa ka edhe precedentë penalë në krimet ndaj pronës.

Me 4 korrik 2023 Gentian Bejtja, i shpëtoi për herë të tretë atentatit, ndërsa mbeti i vrarë kunati i tij Ramazan Sino (vëllai i gruas) dhe u  plagosën dy djemtë e mitur. 

Atentati ndodhi rreth orës 00:15 të 4 korrikut 2023, në oborrin e banesës së Gentian Bejtjas në fshatin Larushk, 20 km larg qytetit të Krujës. Ndërsa Valter Bami u arrestua dy ditë më pas, 6 korrik 2023 pasi në dorën e majtë të Bamit u konstatuan mbetje baruti.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion