Ekzekutimi në Vlorë, Artan Hoxha: Godit, asgjëso dhe firo, mos e gëzofshi sezonin “çuna”

Aktualitet

Ekzekutimi në Vlorë, Artan Hoxha: Godit, asgjëso dhe firo, mos e

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka reaguar pas atentatit që tronditi mesditën e sotme Vlorën ku mbeti i vdekur 38-vjeçari Bledar Birçaj, i cili ishte duke udhëtuar me makinën e tij tip “BMW” në lagjen “Hajro Çakërri” kur persona ende të paidentifikuar e qëlluan me breshëri automatiku. Birçaj vdiq në spital prej plagëve të marra.

“WELCOME TO VLORË 2021. Ne mezi po prisnim qe, bashkia dhe qeveria të hapnin sezonin turistik maj-shtator 2021, me nje ceremoni pompoze në Lungomaren e Vlores….ndersa “çunat problematike” e inauguruan sezonin pranvere-vjeshte 2021 te “Bishti Kalldremit”, nen moton e vjeter, “godit, asgjeso dhe largohu pa firo”…

Mos e gezofshi sezonin “çuna”!!! Eshte “merita” juaj qe, vlera e jetes se nje shqiptari eshte ulur në koston e nje karikatori AK-47…” shkruan Hoxha.

Në makinë me Bledar Birçajn ndodhej edhe një tjetër person, i cili për fat të mirë nuk ka marrë asnjë plagë. Viktima pronar i një biznesi ishte një person me precedent penal ndërsa deri tani nuk ka asnjë të arrestuar për ekzekutimin e tij

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion