Drogë dhe 43 mijë euro në banesë, shqiptari bie në prangat e policisë italiane pas kontrollit

Aktualitet

Drogë dhe 43 mijë euro në banesë, shqiptari bie në

Një shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane, pasi janë sekuestruar mbi 40 mijë euro para kesh dhe një sasi e konsiderueshme droge.

44-vjeçarit shqiptar, pas kontrollit të ushtruar mbrëmjen e djeshme iu gjetën nën posedim mbi 9 gram kokainë dhe 680 euro para në dorë, shkruajnë mediat e huaja.

Por kjo ishte vetëm një pjesë e asaj që policia do të zbulonte. Kërkimet më pas u zhvendosën në shtëpinë e 44-vjeçarit, ku iu gjetën dhe sekuestruan: 700 gram kokainë, 479 gram marijuanë dhe madje 177 tableta ekstazie.

Fshehur gjithashtu në shtëpi iu gjetën edhe 43 mijë euro para të gatshme. Gjatë kontrollit u gjetën edhe mjetet e zakonshme të dobishme për paketimin e dozave dhe gjithashtu një pistoletë e kalibrit Beretta 7.65 e plotë me municion.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion