Ekzekutimi i Myrtajt në Sarandë, ende asnjë gjurmë nga autorët, 16 gëzhoja në vendin e ngjarjes

Aktualitet

Ekzekutimi i Myrtajt në Sarandë, ende asnjë gjurmë nga
Policia nuk ka rënë ende në gjurmët e dy autorëve të cilët ekzekutuan Artan Myrtaj në qendër të Sarandës, i njohur dhe si “Tani i Rruzhdiut”. Hetimet për zbardhjen e eliminimit të Myrtyajt po drejtohen nga një grup hetimor i ngritur nga seksioni i Krimeve të Rënda në Drejtorinë e Policisë Vlorë.

Në vendin ku u vra Myrtaj, pranë ish-agjencisë në Sarandë, policia ka gjetur 16 gëzhoja të përdorura nga 2 armë.

Viktima kishte vetëm pak javë që ishte liruar nga burgu pasi u arrestua korrikun e vitit 2025, si i përfshirë në ngjarjen kur Ramadan Zoto plagosi dy të rinj nga Kamza, për shkak të një konflikti për tokat në bregdet

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion