Ekspertiza/ Zbardhet shkaku i vdekjes së 3 anëtarëve të familjes nga Gjilani, u helmuan nga kërpudhat

Aktualitet

Ekspertiza/ Zbardhet shkaku i vdekjes së 3 anëtarëve të

Zbardhet shkaku i vdekjes së 3 anëtarëve të familjes Haliti nga Gjilani, që ishin zhvendosur për të jetuar në Gjir të Lalëzit. Nga këqyrja e tre trupit të viktimave nga ekspertët mjeko-ligjore ne Tirane bëhet me dije se shkak i vdekjes është helmimi.

Burime nga policia Durrës bënë me dije se mjekët ligjorë që kanë kryer ekspertizën kanë dalë në përfundim se vdekja është nga helmi i shkaktuar nga kërpudhat.

Këto burime pohuan se njëkohësisht po kryhen edhe analizat e ushqimeve konkretisht të kërpudhave që janë gjetur të gatuara në shtëpi. Kujtojmë se Elfete, Afrim e Ferzinaze Haliti shfaqën shenja helmimi dhe u drejtuan për të marrë shërbim mjekësor në qendrën shëndetësore të Manzës, ndërsa më pas u dërguan me urgjencë në QSUT.

Por pavarësisht ndihmës mjekësore, 3 anëtarët e kësaj familje nuk mundën të jetonin. E para ndërroi jetë Elfete, nëna e Afrimit dhe më pas ky i fundit. E fundit që ndërroi jetë ishte Ferzinaze Haliti.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion