Gjinekologët sqarojnë femrat, ja pse keni djegie në zonën intime

Një problem që shumë femra e kalojnë, është djegia në zonën intime, që ndonjëherë është aq e shpeshtë. Gjinekologia Dr. Alyssa Dëeck sqaron dhe u shpjegon femrave pse kjo gjë ndodh, duke listuar disa nga faktorët më të mëdhenj.
Djegia e shkaktuar nga infeksioni; Dy infeksionet më të shpeshta janë infeksionet e majave dhe vaginoza bakteriale, e cila ndodh kur pH vaginal ndryshon dhe ju mund të ndjeni djegie. Sëmundje seksualisht të transmetueshme si klamidia dhe gonorreja mund të kenë djegien gjithashtu si simptomë.
Djegia e shkaktuar nga faktorët e jashtëm; Dëeck tha se shumë gra përdorin pecetat e lagura apo ato të thata edhe në shtëpi, kur të paktën një herë në ditë duhet të shpëlahen me ujë. Këto të fundit, djersa, materiali mbathjeve që mund të jetë dandella mund të irritojnë lëkurën duke shkaktuar djegie.
Djegia e shkaktuar nga ndryshimet hormonale dhe vulvodinia; Ndryshimet hormonale nuk shkaktojnë djegie të drejtpërdrejtë, por Dëeck tha se do të shkaktonte thatësi. Për shkak të shtatzënisë, menopauzës, perimenopauzës ose përdorimit të pilulave hormonale të kontrollit të lindjes, shumë femra janë të prirura të përjetojnë thatësi vaginale, e kjo gjë shoqërohet me djegie të vaginës.
Djegia e shkaktuar nga problemet e lëkurës; Problemet e lëkurës si ekzema dhe psoriasis mund të shkaktojnë kruarje lëkure dhe për këto probleme duhet të konsultoheni me gjinekologun.


