Egla “e paprekshme” si Luizi? Olti Curri nxjerr foton dhe ngre dyshime për produksionin

Aktualitet

Egla “e paprekshme” si Luizi? Olti Curri nxjerr foton dhe ngre

Kur “Top Channel” nuhati shikueshmërinë e madhe që Luiz Ejlli i sillte formatit, e bëri atë “të paprekshëm” në “Big Brother VIP” e u fol gjatë për nënshkrimin e një kontrate mes palëve.

Sipas kësaj kontrate, Luizi i jepte të gjitha drejtat e tij për menaxhim “Top Channel”, madje llogaria e tij e Instagramit për të cilën u bë aq shumë luftë, u kalua në menaxhim të televizionit.

Papritur, në të gjitha postimet e tij të mëvonshme hasëm shkrimin: “Të gjitha të drejtat të rezervuara nga TCH”. Ju kujtohet?

Epo, opinionistit Olti Curri s’i ka shpëtuar ky detaj edhe në profilin e Eglës. Që pas skualifikimit të saj nga shtëpia me Zarfin e Zi, në llogarinë e saj kemi parë të njëjtat veprime.

“Të gjitha të drejtat të rezervuara nga TCH” shkruhet në çdo video, linku në bio i përket votave online në TCH dhe e vetmja faqe që ndiqet në llogarinë e Eglës është ajo e “Big Brother VIP”.

“Pas daljes dhe rihyrjes së Eglës në shtëpinë e BB VIP ALBANIA, vura re se në Instagramin e saj ka një ndryshim. Derisa doli me zarf të zi nga shtëpia, në postimet e saj në Insta nuk shkruhej asgjë. Që pas rikthimit shkruhet se të drejtat janë të TCH. Një histori e njohur kjo, ju kujton gjë?”- shkruan Olti, duke na kujtuar sigurisht, Luizin!

 

ME TE LEXUARAT