Efektivi përplaset me 25-vjeçarin në Don Bosko, i riu del nga makina dhe e fyen

Aktualitet

Efektivi përplaset me 25-vjeçarin në Don Bosko, i riu del nga

Një efektiv policie është përplasur ditën e sotme me një 26-vjeçar në Don Bosko. Sipas bluve i riu ka fyer uniformat blu.

Tiranë/ Ditën e sotme në kryqëzimin e rrugës "Don Bosko", punonjësi i Komisariatit të Policisë Rrugore i planëzuar me shërbim ka dhënë shenjë ndalimi për automjetet që vinin në drejtim të Don Boskos, me qëllim reduktimin e fluskit të trafikut.

Shtetasi S. L., 26 vjeç, që drejtonte një automjeti tip "Benz" nuk i është bindur shenjës për ndalim dhe ka vijuar qarkullimin me automjet. Punonjësi i Policisë, pas këtij veprimi nga drejtuesi i automjetit, ka fotografuar mjetin në fjalë dhe në këto momente, drejtuesi i ajtomjetit, shtetasi S. L., ka dalë nga makina duke ofenduar punonjësin e Policisë.

Në vijim shtetasi S. L., është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion