Ish-presidenti i parë që arrestohet, kush është prokurori i dosjes “Meta”

Politikë

Ish-presidenti i parë që arrestohet, kush është prokurori i

Ilir Meta është ish-Presidenti i parë në vend që bie në prangat e policisë. Prokurori i cili u mor me dosjen e tij është Sotir Kllapi. Ky i fundit nisi hetimet për çështjen e pasurisë së Metës dhe ish-bashkëshortes së tij Monika Kryemadhi që prej vitit 2022.

Asokohe, kishte dy kallëzime të bëra në SPAK për një pagesë të bërë për një lobim në Shtetet e Bashkuara nga Ilir Meta dhe partia që ai drejton, që dikur mbante emrin LSI.

Kush është Sotir Kllapi?

Ish-presidenti i parë që arrestohet, kush është prokurori i

Sotir Kllapi ka mbaruar Shkollën e Magjistraturës në vitin 2009. Fillimisht ka nisur punën si prokuror në Prokurorinë e Tiranës. Më pas ka ushtruar funksionin e prokurorit në Fier dhe Durrës deri në vitin 2014.

Nga viti 2014 deri në vitin 2020, Sotir Kllapi ka drejtuar Prokurorinë e Pogradecit.

Ndaj Kllapit nuk është regjistruar asnjë masë disiplinore. Gjatë karrierës, prokurori është vlerësuar shumë mirë prej Prokurorisë Durrës për vitet 2012-2013, është vlerësuar shumë mirë nga prokuroria Progradec për vitet 2014, 2015 dhe 2016. 

Në maj të vitit 2020, Kllapi u emërua nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë në SPAK, duke u vlerësuar me me 174 pikë, në krye të të gjithë kandidatëve, duke lënë pas Dritan Prençin, Vladimir Marën dhe Dorina Bejkon. 

Procesi i vlerësimit të kandidaturave kanë marrë pjesë përfaqësues të SHBA-BE.  Pas emërimit në SPAK, Kllapi ka marrë pjesë në disa trajnime me ekspertë nga SHBA dhe BE. 

Prokurori Kllapi kaloi me sukses dhe me lehtësi procesin e Vetingut në maj të vitit 2019. Kllapi u konfirmua në detyrë më 13 maj të vitit 2019, duke u vlerësuar pozitivisht në kriterin e pasurisë, pastërtisë së figurës dhe aftësive profesionale.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion