E vranë sapo doli nga shtëpia, si 2 autorët në këmbë ekzekutuan biznesmenin në Laç, çfarë dyshohet

Aktualitet

E vranë sapo doli nga shtëpia, si 2 autorët në

Detaje të reja janë zbardhur nga atentati i ndodhur mëngjesin e sotëm në Laç, ku mbeti i vrarë biznesmeni Rakip Roli. Dyshohet se 2 persona kanë qenë në këmbë dhe kanë qëlluar mbi makinën tip “Audi Q 7” me të cilën udhëtonte autori.

Si pasojë e plumbave të shumtë, Roli ka humbur fillimisht drejtimin e mjetit dhe është përplasur me një makinë tjetër, tip “Benz” e më pas, ka përfunduar në një kanal në anë të rrugës.

Ai nuk ka mundur t’i mbijetonte plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë në vend. Sipas raportimeve, pista që po hetohet është ajo e larjeve të hesapeve, ndërsa policia ka ngritur pika kontrolli në hyrje dhe daljet e qytetit të Laçit, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.

ME TE LEXUARAT