Ekzekutimi i biznesmenit në Laç, djali i tij aksidentohet sapo mëson lajmin për të atin

Aktualitet

Ekzekutimi i biznesmenit në Laç, djali i tij aksidentohet sapo

Një prej djemve të biznesmenit Rakip Roli që u ekzekutua mëngjesin e sotëm me breshëri plumbash në Sanxhak të Laçit ka pësuar aksident rrugës për në vendin e ngjarjes. Burime bëjnë me dije për ABC se ai është përplasur me një shtyllë, por pa pasoja për jetën.

Ndërkohë burimet bëjnë me dije se 7 nga plumbat e qitura nga kallashnikovi kanë prekur viktimën duke i shkaktuar vdekjen. Në momentin e atentatit Roli ka humbur kontrollin duke përplasur nga pas një automjet tip Benz.

Autorët të cilët dyshohet se kanë qenë dy persona që ecnin në këmbë, i kanë dalë para “Audit” të biznesmenit dhe kanë qëlluar me breshëri në drejtim të tij. Makina është bërë shoshë nga plumbat.

Vetë Roli rezulton i përfshirë në një ngjarje të disa viteve më parë ku bashkë me një person tjetër kanë rrahur një 22-vjeçar, Ndërkohë që edhe tre djemtë e tij Emiljan, Sokol dhe Isuf Roli  të maskuar kanë rrahur brutalisht një person në Sanxhak.

Rakip Roli njiihej edhe me emrin “Pilot” dhe kishte disa biznese në zonën e Laçit. Rreth dy orë pas vrasjes që ka tronditur Laçin policia nuk ka asnjë gjurmë nga autorët. Në ndihmë të policisë vendore, kanë shkuar për përforcim edhe grupet e FNSH nga Tirana.

ME TE LEXUARAT