E trishtë, shuhet në moshën 93-vjeçare publicisti i njohur Viktor Çami

Aktualitet

E trishtë, shuhet në moshën 93-vjeçare publicisti i njohur

Ka ndërruar jetë një nga zërat e spikatur të Radio Londrës në shqip. Viktor Çami ishte bashkëkohës e koleg në BBC i një plejade publicistësh e atdhetarësh si Tajar Zavalani, Anton Logoreci, Dervish Duma, Ihsan Toptani, etj. Për 15 vjet ai ishte pjesëtar i një ekipi që përpiqej të përhapte dritën e së vërtetës në Shqipërinë e izoluar.

Viktor Çami lindi në Vjenë, ku babai i tij ishte emigrant politik si antizogist. Veç disa viteve të fëmijërisë në Shqipëri, pas vrasjes së babait të tij nga komunistët në Tiranë, ai e kaloi jetën në mërgim.

Viktor Çami ishte zëri i lamtumirës kur Radio Londra ndërpreu për 26 vjet transmetimet në shqip në vitin 1967. Ai e mbajti gjallë interesimin e tij për Shqipërinë e Kosovën nëpërmjet korrespondencave, letrave të hapura e intervistave, një pjesë e të cilave janë botuar në shtypin shqiptar dhe në përmbledhjen e vitit 2000 “Letra nga Mërgimi”.

Viktor Çami u shua qetësisht dje në moshën 93-vjeçare në gjirin e familjes së tij në Angli. Ai la pas bashkëshorten dhe pesë fëmijë.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion