E trishtë në Tiranë/ U aksidentua rëndë pak ditë më parë, ndërron jetë në spital 19-vjeçari

Aktualitet

E trishtë në Tiranë/ U aksidentua rëndë pak ditë

Një lajm i hidhur ka mbërritur në redaksinë tonë mbrëmjen e sotme. Gledis Zefi, 19-vjeçari, i cili mbeti i plagosur rëndë pak ditë më parë në zonën e “Selvisë” në Tiranë, ka ndërruar jetë në spital.

E trishtë në Tiranë/ U aksidentua rëndë pak ditë

Ngjarja ndodhi paraditen e 24 shkurtit, pas një përplasjeje mes një automjeti dhe një motori ku udhëtonin dy të rinjtë, Gledis Zefi dhe Abdurrahman Bollati, të cilët u transportuan me urgjencë drejt Spitalit të Traumës, ku gjendja e 19-vjeçarit u raportua kritike që në momentet e para.

Ndërsa i riu tjetër raportohet se ndodhet në gjendje më të stabilizuar, Gledisi nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të marra pavarësisht trajtimit mjekësor gjatë këtyre ditëve.

Sipas njoftimit të familjarëve, ceremonia e varrimit do të zhvillohet këtë të dielë, më 1 mars, në orën 11:30, ku i ndjeri do të përcillet për në banesën e fundit në varrezat e Sharrës./Shqip

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion