Reagon ushtria izraelite : U vra në zemër të Teheranit! ‘Koka e oktapodit iranian donte të shkatërronte Izraelin

Bota

Reagon ushtria izraelite : U vra në zemër të Teheranit!

“Ali Khamenei u mor si objektiv në një operacion të saktë dhe në shkallë të gjerë të kryer nga aviacioni izraelit, i udhëhequr nga informacionet e sakta të IDF, ndërsa ndodhej në selinë e tij qendrore në zemër të Teheranit, ku ishte së bashku me zyrtarë të lartë të tjerë.

” Kështu deklaron ushtria izraelite në një njoftim, siç raporton Times of Israel. Forcat e Mbrojtjes Izraelite shprehen se kanë “vënë pikën mbi një kapitull që ka zgjatur dekada me eliminimin e udhëheqësit të boshtit terrorist iranian”.

“Khamenei ishte arkitekti i planit për të shkatërruar Shtetin e Izraelit dhe ishte i njohur si ‘koka e oktapodit iranian’, duke zgjatur krahët e tij në të gjithë Lindjen e Mesme dhe deri në kufijtë e Shtetit të Izraelit,” shton ushtria izraelite, “midis këtyre, më e rëndësishmja ishte organizata terroriste Hezbollah.

Udhëheqësi Suprem i regjimit iranian ishte përgjegjës për sulmet terroriste ndaj Shtetit të Izraelit dhe duart e tij ishin të njollosura me gjakun e shumë civilëve në të gjithë botën.”

Sipas ushtrisë izraelite. avionët luftarakë të forcave ajrore izraelite hodhën mbi 1.200 municione gjatë sulmeve në Iran./Shqiptarja

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion