“E teprova”, Musk bëhet pishman për sherrin me Trump

Bota

“E teprova”, Musk bëhet pishman për sherrin me Trump

Elon Musk ka shprehur pendesë për disa nga komentet e tij të fundit në adresë të presidentit Donald Trump, pas një përplasjeje publike të ashpër që shkaktoi tronditje në skenën politike amerikane.

Në një postim të bërë në platformën e tij X të mërkurën në mëngjes, Musk shkroi: “Më vjen keq për disa nga postimet e mia rreth presidentit Donald Trump javën e kaluar. Ato shkuan shumë larg.”

Komentet e tij vijnë vetëm disa ditë pas përplasjes së ashpër më 5 qershor, ku CEO i Tesla-s dhe SpaceX akuzoi Trump për përfshirje në dosjet e Jeffrey Epstein dhe sugjeroi që presidenti nuk do të kishte fituar zgjedhjet e 2024-ës pa mbështetjen e tij. Musk kishte kërkuar publikisht edhe shkarkimin e Trump, duke shkaktuar reagime të forta në qarqet politike dhe të biznesit.

Trump nuk vonoi me kundërpërgjigjen, duke e përshkruar gjendjen e Tesla-s si “të vështirë” dhe duke e quajtur Musk “të lodhur” që nga largimi nga Shtëpia e Bardhë në fund të majit.

Musk ka fshirë tashmë pretendimin për përfshirjen e Trump në dosjet e Epstein, postim që ishte bërë më herët dhe që u tërhoq pas vetëm dy ditësh. Ai nuk specifikoi se cilat postime i konsideron si të tepruara, por tërheqja e tij sinjalizon një përpjekje për të zbutur tensionet mes tij dhe presidentit

 

ME TE LEXUARAT