E RËNDË! Porta e shtëpisë e zë poshtë, ndërron jetë 56-vjeçarja në Fier

Aktualitet

E RËNDË! Porta e shtëpisë e zë poshtë,

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fier, ku një grua 56-vjeçare ka humbur jetën.

Policia njofton se ngjarja ka ndodhur në fshatin Gjonçaj, ku gruaja është zënë poshtë nga porta e banesës së saj, që është rrëzuar. Gruaja ka marrë plagë të rënda dhe për pasojë ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 19:10, në fshatin Gjonçaj, dyshohet se është rrëzuar porta prej hekuri e banesës së shtetases U. A., 56 vjeçe dhe ka goditur këtë shtetase, e cila si pasojë e dëmtimeve, ka humbur jetën.


Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion