E RËNDË/ E zë poshtë një masiv guri duke punuar, ndërron jetë 47-vjeçari në Berat

Aktualitet

E RËNDË/ E zë poshtë një masiv guri duke punuar,

Një ngjarje tragjike është shënuar ditën e sotme në Berat ku k humbur jetën një 47-vjeçar.

Policia njofton se gjatë punimeve në një subjekt privat, është shkëputur një masiv guri dhe ka zënë poshtë punëtorin e subjektit. Si pasojë, 47-vjeçari ka ndërruar jetë.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 11:30, në lagjen “13 Shtatori”, në rrugën e Kalasë, gjatë punimeve nga një subjekt privat, është shkëputur një masiv guri dhe ka zënë poshtë punëtorin e subjektit, shtetasin 47 vjeç, banues në Berat.

Shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses kanë bërë të mundur nxjerrjen e shtetasit nga masivi i gurit dhe e kanë transportuar me ambulancë drejt spitalit, por si pasojë e dëmtimeve, 47-vjeçari ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion