Rama mbledh punonjësit e bashkisë në Sheshin Skënderbej!
Lajmifundit
/
20 Shkurt 2025, 16:04
Politikë

Kryeministri Edi Rama ka thirrur një mbledhje të jashtëzakonshme në kryeqytet. Mësohet se kryeministri do të takohet me punonjës të Bashkisë në orën 16:30 në sheshin "Skënderbej".

Pritet që në këtë takim të marrin pjesë rreth 6 mijë punonjës, përfshirë edhe drejtoritë në varësi të bashkisë. Ndërsa në orën 17:30 do të zhvillojë një takim me këshilltarët e majtë në Bashki.
Takimet vijnë pas arrestimit të Erion Veliajt. Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se nuk do ta shkarkojë kryebashkiakun deri në daljen e një vendimi të formës së prerë nga gjykata.


