E rëndë, qëllohet me thikë në kokë 54-vjeçari në Sarandë
Lajmifundit
/
3 Qershor 2023, 14:44
Aktualitet

Një 54-vjeçar është plagosur në Sarandë. Bëhet me dije se Edmond Sulo është qëlluar me thikë në kokë dhe poshtë sqetullës.
54-vjeçari po merr ndihmën e parë mjekësore në urgjencën ‘Stefan Mekshi’ të Sarandës.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.2, ndërsa policia ka identifikuar e shpallur në kërkim autorin.


