E rëndë në Vlorë, 62-vjeçarja tenton t'i japë fund jetës duke konsumuar fostoksinë

Aktualitet

E rëndë në Vlorë, 62-vjeçarja tenton t'i

Një 62-vjeçare ka konsumuar fostoksinë, duke tentuar t’i japë fund jetës. Pas konsumimit të fotoksinës, ajo është dërguar në spitalin e Vlorës.

Fatmirësisht, 62-vjeçarja nuk ka humbur jetën dhe ndodhet nën kujdesin e bluzave të bardha edhe pse gjendja e saj shëndetësore raportohet të jetë e rëndë.

Policia po heton shkaqet që mund të kenë çuar 62-vjeçaren drejt aktit ekstrem.

“Informacion paraprak/Rreth orës 14:00, është paraqitur në spitalin e Vlorës, për të marrë ndihmë mjekësore, shtetasja H. B., 62 vjeçe, e cila dyshohet se ka konsumuar Fotoksinë. Shtetasja është në kujdesin e mjekëve, ndërkaq një grup i posaçëm hetimor po punon për të provuar ligjërisht rrethanat e rastit”, njofton policia.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion