E rëndë në Vlorë, 56-vjeçari ngacmon seksualisht të miturën, arrestohet nga Policia

Aktualitet

E rëndë në Vlorë, 56-vjeçari ngacmon seksualisht

Një rast i rëndë i ngacmimit seksual ka ndodhur së fundi në qytetin e Vlorës. Burime policore bëjnë me dije se një 14-vjeçare ka kallëzuar për ngacmim seksual një 56-vjeçar, i cili është vënë në prangat e policisë.

Policia vijon hetimet për këtë ngjarje të rëndë, ku priten të merren në pyetje dhe familjarët e vajzës së mitur, si dhe 56-vjeçari me inicialet T.Z.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit T. Z., 56 vjeç, banues në Vlorë, pasi ka bërë kallëzim një shtetase e mitur 14 vjeçe se ky shtetas e ka ngacmuar seksualisht.   

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, njofton zyrtarisht Policia e Vlorës.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion