Ola i thyen zemrën Çimit dhe i jep më shumë shpresë Muratin, çfarë ndodhi në takimin e tyre

Showbiz

Ola i thyen zemrën Çimit dhe i jep më shumë shpresë

Në puntatën e djeshme të “Përputhen”, u trasmetua takimi i Olës me Çimin, ku ajo bëri një deklaratë që uli entuziasmin e djemve aty në emision, por gëzoi pa masë Muratin. Konkurrentja më e re e emisionit të dashurisë tha se nuk dëshiron të kalojë jetën me një shqiptar.

“Nuk dua të martohem me një shqiptar, nuk dua të ketë mentalitetin shqiptar. Mund të jetë shqiptar, por me një formim të huaj”, rrëfen ajo.

Por sigurisht kësaj deklarate ajo nuk i shpëtoi pa dhënë një shpjegim. Ola nuk ngurroi të japë një shpjegim. “Është edukata e tyre, janë të ashpër, është një pjesë e tyre që nuk më tërheq”, tha ajo për shqiptarët, dhe kjo shpjegon pse ajo është shumë e tërhequr nga Murati dhe u tërhoq edhe nga Andi.

ME TE LEXUARAT