E rëndë në Vlorë, 40-vjeçari gjendjet pa shenja jete në mes të rrugës nga kalimtarët!
Lajmifundit
/
4 Mars 2025, 18:28
Aktualitet

Një person është gjetur pa shenja jete në afërsi tënshkollës Industriale në Vlorë.
Mësohet se 40-vjeçari është gjetur i pajetë nga kalimtarët të cilët më pas kanë njoftuar policinë dhe ambulancën. Gjatë kontrollit në trup nuk janë dalluar shenja dhune.
Policia ka rrethuar zonën dhe po merr në pyetje dhe banorë, ndërkohë që mjekët shprehen se personi vuante nga epilepsia.
Policia dhe ambulanca ende në vendngjarje.


