Aleanca për Shqipërinë Madhështore/ Berisha: Ato 26 parti përfaqësojnë një të tretën e elektoratit!

Politikë

 

Aleanca për Shqipërinë Madhështore/ Berisha: Ato 26 parti

Lideri i opozitës, Sali Berisha, ka zhvilluar në deklaratën për mediat nga selia e Partisë Demokratike, ka ftuar të gjitha forcat politike që e konsiderojnë Ramën si të keqen më të madhe për Shqipërinë të bashkohen për një kauzë të përbashkët.

Sipas Berishës, ky bashkim është një mundësi e shkëlqyer për të siguruar ndryshimin e nevojshëm dhe për të bërë Shqipërinë një vend më të mirë. Ai ka komentuar gjithashtu formimin e koalicionit dhe rolin e Partisë Demokratike, duke e quajtur atë një fitore të vërtetë për Shqipërinë Madhështore.

"Pavarësisht se të marra veçmas janë parti modeste në votat e tyre, por të marra së bashku kanë një elektorat qindra mijëra votash. Dhe unë u them se kjo është një fitore e vërtetë e aleancës për Shqipërinë Madhështore. Ndaj edhe e përshëndes sot dhe garantoj se është në përputhje me statutin e partisë.

Sikundër, përcaktimet statusore për kuotat e vajzave dhe grave në listat e mbyllura dhe të hapura dhe për kuotat e të rinjve në të dy palët e listave, janë eprore ndaj gjithçkaje tjetër për listat e PD-së.Askush të mos mendojë se ne nuk i qëndrojmë ligjeve të Kushtetutës sonë, statutit tonë.

Pra, shikoni çfarë procesi.

Imagjinoni padrinon në bodrumin e tij, që nuk dini asnjëri prej jush se kush kandidon në këtë qark apo atë qark sepse listat po bëhen nga organizatat e tjera kriminale.

Ka një panik, ka një tmerr në radhët e partisë së krimi", tha Berisha.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion