Denoncoi tenderin e uniformave, Murrizi paralajmëron padinë e radhës: Kanë bërë namin me tenderat...

Politikë

Denoncoi tenderin e uniformave, Murrizi paralajmëron padinë e

Kreu i grupit parlamentar demokrat Myslim Murrizi teksa ka folur për për tenderin e uniformave nga Ministria e Brendshme ka deklaruar se do të kallzojë në SPAK padrejtësinë që i është bërë kompanisë rivale të kompanisë që mori tenderin e MB pasi ka fituar gjyqin për përjashtim të padrejtë nga gara.

“Para se të bëheshin arrestimet, të premten kompania rivale e kompanisë që ka fituar tenderin e MB ka fituar gjyqin pasi është përjashtuar pa të drejtë nga gara për tenderin e uniformave te policisë së shtetit dhe kete do ta çoj në SPAK. Do të trokas në SPAK edhe nën kompetencat e kryetarit të partisë që unë përfaqësoj për çdo dokument që do të kem në dorë nga informacionet e qytetarëve”-u shpreh Murrizi

Ai i ka bërë thirrje SPAK të hetojë të gjitha prokurorimet e bëra 16 vitet e fundit kur PD dhe PS kanë qenë në pushtet.

“SPAK duhet të hetojë për lidhjet e këtij tenderi me të gjithë ministrat e Mbrojtjes që nga viti 2009 kur në qeverisje ishtee PD. I bëj thirrje SPAK të hetojë për të gjitha prokurorimet e dhëna 16 vitet e fundit dhe të dali origjina e luksit dhe jetesës. Janë një grusht njerëzish të rreshtuar pranë dy kapove që kanë qeverisur vendin dhe kanë bërë namin me tenderat”- deklaroi Murrizi

Më tej ai tha se do të kallzojë në SPAK edhe zyrtarë që kanë dhënë tendera në mënyrë të paligjshme duke përmendur një tender të ish-ministrit Edmond Panariti.

”|Tenderat lënë gjurmë dhe këta nuk shpëtojnë dot.Edmond Panariti ka bërë një tender 6.3 milionë euro për sistemin e vaditjes në kanalin e Tërbufit por nuk është vënë asnjëherë në punë pasi nuk ka ujë. Kjo qeveria e Ramës i ka dhënë një tender mbi 1 milionë euro kandidatit të Bashës. Janë bashkë. Çfarë është kjo dashuri e madhe. Kur është PD në pushtet marrin tendera këta të PS. Kur janë në pushtet këta të PS marrin tendera këta të PD-së”

Kam kontaktuar disa gazetarë të DASH dhe më kanë thënë se është e komplikuar. Sigurisht, u kam thënë, por e dini çfarë, ju duhet të raportoni për këtë. Por kjo thjesht nuk ndodh,” tha Grenell.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion