Mos i injoroni këto ëndrra! Ja çfarë nënkuptojnë kafshët, paratë apo vdekja

Soft

Mos i injoroni këto ëndrra! Ja çfarë nënkuptojnë

Stela Skënderaj, trajnere e bioenergjisë, e ftuar në emisionin “Mes’dritë” në Vizion Plus, foli për spiritualitetin, lidhjen me veten dhe mënyrën se si ajo interpreton ëndrrat dhe simbolet që shfaqen gjatë gjumit.

Sipas Skënderajt, ëndrrat janë një mënyrë përmes së cilës trupi komunikon me vetëdijen, ndërsa kuptimi i një simboli ndryshon nga personi në person. Ajo solli si shembull peshkun, duke treguar se për babain e saj lidhej me bollëkun dhe të ardhurat, ndërsa për të lidhet me konfliktin.

Gjatë bisedës, ajo shpjegoi edhe disa prej ëndrrave më të zakonshme. Rënia nga lartësia, sipas saj, mund të lidhet me frikën ose nevojën për kontroll, ndërsa rënia e dhëmbëve me ndjesinë e humbjes së kontrollit apo vetëmbrojtjen. Për pasqyrën, ajo tha se lidhet me mënyrën se si e shohim veten dhe gjendjen tonë emocionale.

“Për dikë leku është bollëk, për dikë është skamje, varet nga kodet e çdokujt. Secili duhet të njohë veten.

Gjarpri, në përgjithësi, është çfarë bën gjarpri kur rritet? Ndryshon lëkurën. Gjarpri nuk është keq, domethënë rritje, kalon një fazë zhvillimi.

Rënia e dhëmbëve në ëndërr është gjuha primitive e fëmijëve. Është gjuhë shtazore, domethënë ke frikë se mos të ikën kontrolli.

Natën, kur nuk je në vetëmbrojtje, ke frikën e humbjes së kontrollit dhe sheh rënien e dhëmbëve.

Vdekja, humbja e dikujt. Të vdesësh do të thotë të ndryshosh formatin, fillon një fazë e re. Edhe fëmija, kur del nga mitra e nënës, e quan vdekje, por nis një etapë e re.

Trupi të thotë që po kalon në një fazë tjetër.”, tregon Stela.

Skënderaj theksoi se njerëzit nuk duhet të kërkojnë një kuptim universal për çdo ëndërr, por të përpiqen të kuptojnë lidhjen personale që kanë me simbolet dhe emocionet e tyre. Ajo e përshkroi spiritualitetin si një proces të njohjes së vetes dhe të kuptimit të emocioneve që, sipas saj, shfaqen edhe përmes ëndrrave.

ME TE LEXUARAT