E rëndë në Tiranë, 53-vjeçari tenton të vrasë veten me kallashnikov

Aktualitet

E rëndë në Tiranë, 53-vjeçari tenton të

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e kësaj të marte në Tiranë, ku një person ka tentuar t’i japë fund jetës.

Autoritetet policore raportojnë se bëhet fjalë për shtetasi A. T., 53 vjeç, i cili ka tentuar të vrasë veten duke e qëlluar me armë zjarri kallashnikov. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:30, në rrugën “Mihal Grameno”.

53-vjeçari ka mbetur i plagosur dhe është transportuar me urgjencë në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Nuk dihet se cili ka qenë motivi që e ka shtyrë drejt këtij akti ekstrem.

Blutë e kryeqytetit kanë sekuestruar armën e zjarrit në cilësinë e provës materiale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion