E rëndë në Sarandë/ I shpërthen bombola e oksigjenit teksa ishte duke peshkuar, humb jetën 40-vjeçari (EMRI)

Aktualitet

E rëndë në Sarandë/ I shpërthen bombola e oksigjenit

Një 40-vjeçar është mbytur në orën e para të mëngjesit të sotëm në Sarandë. Ngjarja ndodhi rreth orës 01:00 në vendin e quajtur “Reparti 57” në Ksamil.

Bëhet fjalë për Ardit Alikaj, i cili ishte duke peshkuar me veshje palombari.

Nga të dhënat paraprake, dyshohet se Alikajt i ka shpërthyer bombola e oksigjenit. Trupi i tij është konstatuar në sipërfaqe nga shoku i tij, i cili ka njoftuar policinë. Vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Sot, në orët e para të mëngjesit, në vendin e quajtur “Reparti 57”, Ksamil, është gjetur i mbytur dyshohet aksidentalisht në lumë duke peshkuar, shtetasi A. A., 40 vjeç, banues në Sarandë, i cili mbante veshur dhe rroba polumbari.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

 

 

ME TE LEXUARAT