E rëndë në Pogradec/ 62-vjeçari humb jetën tragjikisht duke punuar në banesë, u pre me gur freksibël (EMRI)
Lajmifundit
/
29 Korrik 2026, 11:04
Aktualitet

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të ndodhur gjatë punës në një banesë në Pogradec.
Sipas informacioneve paraprake, viktima Kristaq Çulaku , rreth 65 vjec, ishte duke kryer punime kur dyshohet se është dëmtuar aksidentalisht me një freksibel. Menjëherë pas ngjarjes ai u transportua drejt spitalit për të marrë ndihmë mjekësore, por për shkak të plagëve të marra nuk arriti të mbijetojë.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e plota të aksidentit, ndërsa pritet edhe konfirmimi zyrtar i shkaqeve që çuan në humbjen e jetës së viktimës.


