E rëndë në Lushnje, shpërthen bombola e gazit në një banesë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Lushnje, ku mësohet se një banesë në fshatin Saver është ëprfshirë nga flakët. Mësohet se shkak është bërë shpërthimi i bombolës. Sipas informacioneve të para të policisë, në banesë kishte rrjedhur gazi gjatë natës dhe në momentin që një pjestar i familjes ka ndezur në mëngjes sobën, ajo ka shpërthyer në flakë.
Fatmirësisht ka pasur vetëm dëme materiale dhe jo të lënduar. Zjarri është fikur shpejt duke bërë që të digjej vetëm orenditë e kuzhinës dhe flakët të mos përhapeshin në pjesën tjetër të shtëpisë. Flakët janë shuar nga zjarrfikëset duke bërë që zjarri të mos përfshinte të gjithë banesën.


