Dita e 86 e revoltës kundër qeverisë dhe kryeministrit Rama, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës: Ju erdhi fundi!
Lajmifundit
/
24 Gusht 2026, 21:48
Aktualitet

Qytetarët kanë mbyllur fjalimet që mbajtën përpara Kryeministrisë në ditën e 86-të të protestës dhe kanë nisur të marshojnë nëpër rrugët e Tiranës, sikurse çdo natë.
Edhe sot ata shprehën vendosshmërinë se nuk do të largohen nga sheshi derisa Rama të japë dorëheqjen bashkë me kabinetin e tij.
Teksa po lëvizin nëpër qytet, protestuesit përsërisin edhe thirrjet që i kanë kthyer në “refren” kundër qeverisë dhe opozitës.
“Rama jepe dorëheqjen”, “Rama në burg, Berisha në burg”, “Arrestoni Ramën, arrestoni Belindën”, “Ju erdhi fundi” brohorasin ata.


