E rëndë në Kosovë/ Ky është i riu që humbi jetën në aksidentin tragjik (EMRI)

Aktualitet
E rëndë në Kosovë/ Ky është i riu që humbi
 
Në orët e para të mëngjesit të sotëm rreth orës 01:15, një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën Kllokot-Viti në Kosovë, ku për pasojë një person ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i lënduar.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe ekipet emergjente, të cilët kanë konfirmuar vdekjen e viktimës.

Sipas informacioneve të para, Besnik Kurteshi ishte pasagjer në një veturë e cila u vetaksidentua rreth orës 01:15 mëngjesin e hershëm të ditës së sotme.

Vdekjen e tij e konstatuan ekipet mjekësore në vendin e ngjarjes, ndërsa shoferi i veturës i cili ka mbetur i lënduar është duke u trajtuar në Spitalin e Gjilanit.

Shoferi i veturës ka humbur kontrollin dhe ka dalë jashtë rrugës dhe vetura është rrotulluar.

Me urdhër të prokurorit, trupi i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërkaq shoferi i veturës do të dërgohet në mbajtje. Rasti është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion