Emri/ Shok me të moshuarin, kush është autori i plagosjes së 81-vjeçarit në Korçë

72-vjeçari Gëzim Agollari është autori i dhunimit të 81-vjeçarit Gaqo Tili në ambientet e banesës së tij.
Policia e ka arrestuar Agollarin, ndërkohë që sipas hetimeve ka rezultuar se ngjarja ka ndodhur teksa të dy personat kanë qenë në gjendje të dehur dhe janë konfliktuar në banesë me njëri tjetrin për motive të dobta.
Edhe autori mësohet se është i lënduar, por paraqitet pa probleme për jetën.
Sipas të dhënave paraprake dyhsohet se dy personat kanë qenë duke konsumuar alkool me njëri tjetrin, deri në momentin që debati ka agravuar në konfrontim fizik.
Mësohet se autori është shok me të moshuarin. 81-vjeçari ndodhet momentalisht jashtë rrezikut për jetën.
Autori ka deklaruar para uniformave blu se kanë pirë brenda banesës dhe janë zënë pa asnjë shkak konkret.
Piu alkool dhe u përlesh me "mikun" e tij, i moshuari në Korçë në spital në gjendje të rëndë

Është zbardhur ngjarja e rëndë që ndodhi në Korçë mëngjesin e sotëm.
Burime bëjnë me dije se policia ka arritur të identifikojë dhe kapë autorin e përleshjes me të moshuarin.
Pista e grabitjes ka rënë totalisht poshtë, pasi sipas hetimeve ka rezultuar se në gjendje të dehur, dy personat janë konfliktuar në banesë me njëri tjetrin për motive të dobta.
Mësohet se autori është shok me të moshuarin, me po të njëjtën moshë si i plagosuri. Sipas burimeve, ai është gjetur në banesën e tij, me dëmtime trupore por jashtë rrezikut për jetën. Ka deklaruar para uniformave blu se kanë pirë brenda banesës, dhe janë zënë, pa asnjë shkak konkret.
Edhe autori mësohet se është i lënduar, por paraqitet pa probleme për jetën.
Burime nga spitali rajonal i Korçës bëjnë të ditur se gjendja shëndetësore e Gaqo Tilit është tepër e rëndë dhe është futur në sallën e operacionit.

Policia ka reaguar për ngjarjen e rëndë në Korçë, ku një i moshuar 81-vjeç u paraqit në spital me shenja dhune. Sipas “bluve”, i moshuari mund të jetë konfliktuar me ndonjë shtetas që e ka patur në banesë. Në lidhje me dyshimet se pas ngjarjes fshihen grabitës policia sqaron se në banesën e 81-vjeçarit nuk ka asnjë dëmtim.
Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka konstatuar as dera e banesës dhe as dritaret e saj, nuk janë të dëmtuara. Nga këqyrja e banesës, si dhe nga sendet dhe provat e gjetura dyshohet se 81-vjeçari mund të jetë konfliktuar me ndonjë person që e ka patur në banesë.
Korçë/Informacion paraprak
Më datë 08.02.2024, rreth orës 07:05, spitali i Korçës ka njoftuar sallën operative të DVP Korçë se ka shkuar për ndihmë mjekësore shtetasi G. T., rreth 81 vjeç, banues në lagjen nr. 15, Korçë.
Menjëherë në banesën e 81-vjeçarit ka shkuar grupi hetimor, i cili ka konstatuar se as dera e banesës dhe as dritaret e saj, nuk janë të dëmtuara. Nga këqyrja e banesës, si dhe nga sendet dhe provat e gjetura dyshohet se 81-vjeçari mund të jetë konfliktuar me ndonjë shtetas që e ka patur në banesë.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të dëmtimit të shtetasit dhe identifikimin e autorit të dyshuar pjesëmarrës në banesën e të dëmtuarit.
Për këtë ngjarje pas sqarimit të të gjitha rrethanave të mekanizmit dhe motiveve do të kemi një njoftim të plotë.


